back to top
Saturday, October 11, 2025
BallinaLajmeIsmaili për Çekun e Ramën: Le të më tregojnë ku do t’i...

Ismaili për Çekun e Ramën: Le të më tregojnë ku do t’i marrin 500 milionë euro për unazën e qytetit

Të ngjajshme

Mbajti mbledhje elektronike/ Këto janë të gjitha vendimet që mori sot qeveria

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur...

Muriqi: Nuk duhet nënçmuar kjo pikë, ndaj Suedisë jemi 100% të gatshëm

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka folur...

Kosova sonte fitoi një ”yll”, Albian Hajdari më i vlerësuari kundër Sllovenisë

Pavarësisht barazimit 0-0 me Slloveninë, Kosova sonte fitoi një...

Muslija: Na mungoi vetëm goli ndaj Sllovenisë, duam pikët e plota ndaj Suedisë

Futbollisti Florent Muslija është prononcuara pas ndeshjes. Ai tha se...
- Advertisement -

Uran Ismaili, kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kundërkandidatët e tij për një pjesë të planprogramit për zgjedhjet komunale të 12 tetorit.

Në emisionin “DPT te Fidani”, ai ka theksuar se në debatin e mbrëmshëm që e patën në RTV Dukagjini, kundërkandidatët e tij, Përparim Rama i LDK-së dhe Hajrulla Çeko i PDK-së, shpalosën projektin për unazën e re, e nuk treguan se ku do t’i marrin 500 milionë euro për realizimin e tij.

“Nuk munden të më tregojnë se ku do t’i marrin 500 milionë euro për një projekt. Një projekt e flisnin të dy, në minimum i kërkon 500 milionë euro, pra ku do t’i marrin? Le të më tregojnë se ku i marrin 500 milionë euro për një projekt”.

“I kërkonin votat, andaj neve ta ndërtojmë unazën e jashtme që shumë mirë me ndodh, por ti si kryetar i Komunës nuk e ke në dorë ta kryesh atë punë. Sepse unaza e jashtme i kërkon 500 milionë euro, pra është një projekt që tash nëse fillohet, pas tetë viteve a përurohet apo jo”, ka thënë Ismaili.

Ismaili shtoi se ka në plan të rregullojë trafikun në Prishtinë me metoda dhe mekanizma që i kanë të gjitha qytetet në botë për të menaxhuar trafikun sa më mirë.

“Trafiku tek ne duhet të rregullohet me investime, siç e rregullojnë të gjitha qytetet që kanë probleme me trafikun. Pra, rrugët janë veç një formë, transporti publik është një formë tjetër, pra duhet të sillen 100 autobusë të rinj në Prishtinë”.

“Pra, nuk ka autobusë të rinj në Prishtinë për 10 vite. Tash, vjetërsia mesatare është 26 vjet, ti i ke ka 36 vjet të vjetër autobusët. Nuk ke shtrirje të mjaftueshme të autobusëve, duhesh t’i blesh 100 autobusë të rinj, të rregullohen korsitë, duhet të vendosësh 60 semaforë shtesë, duhet të kesh një qendër të menaxhimit digjital që është truri i komunikacionit, ne nuk e kemi”, u shpreh Ismaili.

Ismaili theksoi se të gjitha zgjidhjet që janë përmendur më lart janë për të rregulluar trafikun.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz