back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaSportAutomotoTrump propozon ndalimin e fluturimeve të kompanive kineze mbi hapësirën ajrore ruse...

Trump propozon ndalimin e fluturimeve të kompanive kineze mbi hapësirën ajrore ruse në rrugët drejt ShBA-së

Të ngjajshme

25 komuna përmbyllin rinumërimin e votave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar...

Bashkëshortja e Shpat Kasapit ndan dhimbjen dy muaj pas humbjes së tij

Kujtimi i Shpatit vazhdon të jetojë në zemrat e...

A do bëhej xheloze? Reagimi i Brikenës për afrimin mes Juelës dhe Mateos

Juela dhe Mateo kanë krijuar një marrëdhënie shoqërore brenda...

Marshi i 17 shkurtit , “Liria ka Emër” siguron lejen nga Komuna e Prishtinës

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar opinionin publik...

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka propozuar ndalimin e kompanive ajrore kineze që të fluturojnë mbi hapësirën ajrore të Rusisë gjatë fluturimeve drejt dhe nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas këtij propozimi, përdorimi i hapësirës ajrore ruse u jep kompanive kineze një avantazh të madh, duke reduktuar kohën e fluturimit dhe konsumimin e karburantit, shkruan Reuters

Kompani të ndryshme kineze, përfshirë China Eastern Airlines, përfitojnë nga kjo mundësi, ndërsa kompanitë amerikane nuk lejohen të kalojnë mbi territorin rus që nga viti 2022. Kjo situatë u krijua pas sanksioneve dhe tensioneve politike midis ShBA-së dhe Rusisë.

Administrata e Trump argumenton se ky avantazh i kompanive kineze krijon një pabarazi konkurruese për linjat ajrore amerikane, të cilat kanë kohë më të gjatë fluturimi dhe shpenzojnë më shumë karburant, duke rritur kostot.

Propozimi për ndalim nuk përfshin fluturimet që kryhen vetëm për transport mallrash, por vetëm ato me pasagjerë.

Ky është një hap tjetër në përshkallëzimin e luftës tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë, pas vendosjes së kontrollit më të rreptë nga Pekini mbi eksportet e mineraleve të rralla, të cilat janë të rëndësishme për disa industri amerikane.

Të Fundit

Sport

ShowBiz