BallinaJetëKurioziteteElon Musk, i pari në botë me pasuri mbi 500 miliardë dollarë

Elon Musk, i pari në botë me pasuri mbi 500 miliardë dollarë

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Elon Musk ka shkruar historinë financiare, duke u bërë personi i parë në botë që kalon kufirin e 500 miliardë dollarëve në pasuri neto, sipas indeksit të miliarderëve të “Forbes”-it.

Ky rekord i jashtëzakonshëm është nxitur nga rikuperimi i ndjeshëm i aksioneve të Tesla-s, rritja e vlerësimeve për kompaninë hapësinore “SpaceX” dhe zhvillimet pozitive rreth start-up-it të tij të inteligjencës artificiale xAI. Vetëm këtë vit, Tesla ka parë një rritje prej mbi 14% në bursë, ndërsa pasuria e Muskut u shtua me mbi 6 miliardë dollarë në ditët e fundit.

Vendimi i Musk-ut për t’u distancuar nga angazhimet politike dhe për t’u përqendruar plotësisht në bizneset e tij, ka rritur ndjeshëm besimin e investitorëve. Ai gjithashtu bleu aksione shtesë në Tesla me vlerë rreth 1 miliard dollarë, duke sinjalizuar besim të plotë në drejtimin e kompanisë drejt teknologjive të reja si AI dhe robotika,  raporton Sky News.

Start-up-i xAI tani vlerësohet në 75 miliardë dollarë, ndërsa “SpaceX” pritet të kapë vlerën rekord prej 400 miliardë dollarësh në raundet e ardhshme të financimit.

Në renditjen e “Forbes”-it, pas Muskut vjen Larry Ellison i “Oracle”-s me një pasuri prej rreth 350 miliardë dollarësh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz