back to top
Friday, October 10, 2025
BallinaKulturëEkspozita “Homeward” në Galerinë ‘Marubi’

Ekspozita “Homeward” në Galerinë ‘Marubi’

Të ngjajshme

Pa fitues në Prishtinë – Kosova merr një pikë të ‘artë’ ndaj Sllovenisë në ‘Fadil Vokrri’

Ka përfunduar pa fitues ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë,...

Kosova barazon me Slloveninë, shpresat për Botëror nuk shuhen

Kosova nuk ka arritur më shumë se një barazim...

UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh për vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

Organizata bamirëse e OKB-së për fëmijë, UNICEF, ka paralajmëruar...

Sebastien Lecornu emërohet kryeministër i Francës

Pas një jave politikisht të trazuar, emri i kryeministrit...
- Advertisement -

“Homeward” është më shumë se një ekspozitë – është një udhëtim simbolik drejt shtëpisë, një kujtesë kolektive dhe një hapësirë ku identitetet, përvojat dhe zërat e 33 artistëve bashkohen në një ansambël polifonik. Nga piktura te performanca, nga skulptura te instalacionet, veprat e tyre sjellin reflektime mbi dashurinë, kujtesën, drejtësinë klimatike, kufijtë dhe përkatësinë.

“Homeward” shtrihet përtej një hapësire të vetme: nga Art House, tek Auditoriumi Françeskan, Muzeu Marubi, Galeria e Arteve të Shkodrës e deri te hapësira e Radio Shkodrës, e shndërruar për herë të parë në një vend ekspozite.

Ky udhëtim është një ftesë për ju – për të parë, reflektuar dhe ndjerë energjinë e një komuniteti që ka rritur dhe mbështetur artin bashkëkohor për një dekadë të tërë.

Një ekspozitë nga Fondacioni Art House

Kuruar nga Luçjan Bedeni, Tea Paci, Zef Paci, Niovi Zarampouka-Chatzimanou

Në bashkëpunim me Galeria e Arteve e Shkodrës, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Radio Shkodra, Auditori Françeskan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz