back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaLajmeGrainca për vendimin e Themelores për ta dënuar për shpifje Bashën: Mjetet...

Grainca për vendimin e Themelores për ta dënuar për shpifje Bashën: Mjetet do të ia barti shoqatave të dala nga lufta

Të ngjajshme

Serbi: Arrestohet një i dyshuar për një vrasje në Kosovë

Autoritetet në Serbi kanë arrestuar sot një person, i...

Nuk i ndahen lëndimet, Mendy përsëri jashtë fushave

Mbrojtësi i majtë, Ferland Mendy merr një lajm të...

Alonso: Askush nuk mund të vendosë në mëdyshje kualitetin e Rodrygos

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka deklaruar se...

Ramush Haradinaj prezanton Dardan Krasniqin si anëtar të ri të ekipit të AAK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se eksperti...

Gjykata Themelore e Ferizajt e ka dënuar me 25 mijë euro kryeparlamentarin Dimal Basha për shpifjet që i ka bërë në drejtim të biznismenit nga Ferizaj, Mustafë Grainca.

Ky i fundit ka dal me një reagim në lidhje me vendimin e Themelores, shkruan lajmi.net.

“Drejtësia foli e me aktvendim vërtetojë se ky njeri, kishte përdorur aktin më të ulët njerëzor, për të më përdhosur e cenuar dinjitetin tim, mbi të cilën fatkeqësisht ngriti vetën politikisht, për të ardhur deri aty sa edhe të bëhet Kryetar i institucionit më të lart të Republikës sonë.”, shkroi ndër të tjera Grainca.

Ai tha se mjetet do t’ua bart shoqatave të dala nga lufta.

Postimi i plotë:

Mbi gjysëm dekade pritjeje, për të ngadhnjyer mbi shpifjet e fyerjet!
Sot, me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj u vërtetuar se z. Dimal Basha kishte shpifur e fyer ndaj meje!
Drejtësia foli e me aktvendim vërtetojë se ky njeri, kishte përdorur aktin më të ulët njerëzor, për të më përdhosur e cenuar dinjitetin tim, mbi të cilën fatkeqësisht ngriti vetën politikisht, për të ardhur deri aty sa edhe të bëhet Kryetar i institucionit më të lart të Republikës sonë.
Ky person, tani më i denuar për shpifje e fyerje, kishte marrur edhe guximin për tu bërë bashkë, në korin e njëllosjes së Lavdisë Kombëtare, Ushtria Çlirimtare të Kosovës!
Në aktvendimin e publikuar, shënohet se shpifësi në fjalë, dënohet edhe financiarisht për të më kompenzuar dëmin e shkaktuar, por unë vendosi që këto mjete financiare, në momentin e alokimit, do të ia barti Shoqatave të dalur nga lufta!
Tê mjerë janë ata që ngriten e marrin përgjegjësi institucionale, duke shpifur e duke mashtruar qytetarët e mrekullueshëm të vendit tonë./lajmi.net/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz