back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajme7 muaj tragjik për Kosovën: Që nga janari deri në fund të...

7 muaj tragjik për Kosovën: Që nga janari deri në fund të korrikut 58 të vdekur dhe 13 mijë aksidente

Të ngjajshme

Aston Villa e zyrtarizon ish-sulmuesin e Chelseas dhe Milanit

Aston Villa ka zyrtarizuar transferimin e Tammy Abraham. Sulmuesi anglez...

Po kërkohej nga INTERPOL, Policia arreston në Prishtinë një të dyshuar për trafik narkotikësh

Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për...

Aksidentet në komunikacion vazhdojnë të mbesin një prej sfidave më të mëdha për sigurinë rrugore në Kosovë.

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës gjatë shtatë muajve janar-korrik të këtij viti janë shkaktur 51 aksidente fatale, krahasuar me 48 në vitin 2024.

Po sipas statistikave 58 persona kanë humbur jetën kundrejt 52-ve në po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Po ashtu, është vërejtur një rritje në numrin e tiketave të shqiptuara nga Policia e Kosovës. Në 2025-a janë shqiptuar 448,661 tiketa, krahasuar me 411,337 në po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,

Totali i aksidenteve për janar–korrik 2025 ka arritur në shifrën prej 13,235, nga 12,507 në vitin 2024.

Këto shifra alarmante nënvizojnë nevojën për ndërgjegjësim më të madh nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Policia e Kosovës në vazhdimësi u apelon qytetarëve që të respektojnë ligjin dhe rregullat e trafikut, për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve./Indeksonline

Të Fundit

Sport

ShowBiz