Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Drenasit, Petrit Hajdari ka vizituar banorët e fshatit Tërstenik.
“Një pritje emocionuese dhe përmbajtësore që më bën të besoj se energjive të mëdha të këtij vendi s’u mungon asgjë tjetër pos udhëheqjes.”, ka shkruar mes tjerash Hajdari, transmeton IndeksOnline.
Njoftimi i tij i plotë:
Lagjja Franca në Tërstenik ishte nikoqiri ynë i radhës. Atë që qytetarët e Drenasit e dinë më së miri është si të jenë nikoqirë.
Një pritje emocionuese dhe përmbajtësore që më bën të besoj se energjive të mëdha të këtij vendi s’u mungon asgjë tjetër pos udhëheqjes.
E ajo do të vijë me 12 tetor me PDK-në dhe me qytetarin e Drenasit.
Falemnderit shumë!