back to top
Saturday, September 27, 2025
BallinaLajmeÇeku e fton Ramën për ‘ballafaqim’ pa kandidatët tjerë

Çeku e fton Ramën për ‘ballafaqim’ pa kandidatët tjerë

Të ngjajshme

Vjen më në fund goli, Sesko shënon golin e parë me Unitedin

Manchester United ka shënuar golin e parë të tyre...

Aksidentohet eskorta e Kryetarit të Kuvendit, Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në mëngjes...

Polonia zgjat mbrojtjen për refugjatët ukrainas

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka rarifikuar ligjin që...

Akreditimi i OJQ-ve vendore, KQZ: Sot përfundon afati i aplikimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se...

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, tha se në debat e ka ftuar vetëm kryetarin aktual të Prishtinës, Përparim Rama, i cili edhe në këto zgjedhje lokale është në garë për një mandat të dytë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Çeku e akuzoi Ramën se në ftesën e tij për t’u përballur të gjithë kandidatët që janë në garë për kryeqytetin në një debat televiziv, po tenton të fshihet pas tyre.

“Kryetar Rama, jam i sigurt që e ke kuptuar fort mirë ftesën time. Është mirë të mos fshihesh pas kandidatëve të tjerë. Unë të ftova për debat ku jemi vetëm ne të dy dhe moderatori. Ke qeverisë katër vjet me Prishtinën, më ke akuzuar për bllokadë. Ky është momenti i së vërtetës. Le të ballafaqohemi, le t’i shpalosim platformat tona. Këtë ia kemi borxh për borxh qytetarëve të Prishtinës. Të lutem edhe një herë, caktoje ditën, zgjidhe studion, aty do të jem”, ka thënë Çeku në një video drejtuar Ramës.

Më herët, Rama i ka ftuar të gjithë kandidatët në debat.

Madje, Rama e ka caktuar edhe datën. Ka thënë se më 6 tetor, do të ishte ideale.

“Absolutisht po, jam gati. Të gjithë së bashku, po e bëjmë, caktojmë këtu, po i sfidoj të gjithë. Patjetër që po. Me datën 6, i ftoj të gjithë kandidatët për kryetar të debatojmë”, kishte thënë Rama./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz