BallinaLajmeGjenden mbetje mortore në Bjeshkët e Strellcit, dyshohet se u përkasin viktimave...

Gjenden mbetje mortore në Bjeshkët e Strellcit, dyshohet se u përkasin viktimave të luftës që figurojnë si të zhdukur

Të ngjajshme

Valie Export dhe revolucioni feminist në art

Valie Export ishte një nga figurat më të guximshme...

Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë të rregullt

Sami Lushtaku është liruar në procedurë të rregullt, pas...

Gruda: Ngjarja në Skenderaj është pasojë e klimës së krijuar nga VV’ja

Përparim Gruda, ka reaguar pas ngjarjes së fundit në...

Igli Tare pritet të largohet nga Milani ditëve në vijim

Igli Tare, i cili është përmendur si drejtori sportiv...

Komisioni për Personat e Zhdukur ka njoftuar se në lokacionin Lugjet e Nekës, në Bjeshkët e Strellcit, janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore që potencialisht u përkasin viktimave të luftës, të cilat ende figurojnë në Listën e Personave të Zhdukur.

Nga ky institucion kanë njoftuar se informatat e pranuara nga qytetarët janë adresuar në bashkëpunim me Sektorin e Policisë për Persona të Zhdukur në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), me mbështetjen e ekspertëve të EULEX-it.

“Me urdhër të Prokurorit kompetent, mbetjet mortore u zhvarrosën dhe u dërguan në IML për ekzaminime të mëtejme dhe identifikim përmes analizës së ADN-së”, thuhet në njoftim.

“Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur mbetet i përkushtuar ndaj zbardhjes së fatit të çdo personi të zhdukur dhe vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare. U bëjmë thirrje qytetarëve që të ndajnë çdo informacion të mundshëm që ndihmon në këtë proces.Për çdo zhvillim të ri, publiku do të informohet menjëherë pas përfundimit të procedurave përkatëse”, përfundon njoftimi./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz