back to top
Friday, September 26, 2025
BallinaLajmeBajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë...

Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

Të ngjajshme

Bastionet që s’rrëzohen: Domaneku dhe Gllobari garancia e fitores së PDK-së në Drenas

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit,...

Dalin pamjet, prezantuesja humb jetën gjatë një mësimi fluturimi në Meksikë

Prezantuesja televizive meksikane Debora Estrella e njohur për prezantimin...

Mësohet se sa javë mungon Cole Palmer

Skuadra e Chelseat nesër zhvillon ndeshjen e ardhshme në...

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pas ankesës së dërguar në Komunitetin e Energjisë në Vjenë si dhe në Zyrën e Rregullatorëve të Energjisë në Ljubljanë.

Bajrami tha se në ankesën e dërguar kanë kërkuar hetime veçanërisht për kostot e transportit dhe mosrespektimin e rregullores REMIT.

“Pretendimet e tona për keqpërdorim në fushën e importit të energjisë kishin bazë dhe tani kanë marrë vëmendje ndërkombëtare. Fakti që hetimet kanë nis nga vetë ZRRE është rezultat i metodës së punës së institucioneve të lartpërmendura ku hetimet në shtetet e caktuara i zhvillojnë nëpërmjet zyrave rregullatore të shteteve përkatëse, në këtë rast Kosovës”.

Me implikimin edhe të ndërmarrjeve si KOSTT, KEK si dhe vetë ZRRE-së, Bajrami tha se tash presin të nisin hetimet “sa më parë edhe nga Prokuroria Speciale në Kosovë e cila ka pranuar dosjen përkatëse”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz