back to top
Friday, September 26, 2025
BallinaLajmeDrejtori i Policisë: Dronë të dyshuar nga Serbia kanë fluturuar në veri...

Drejtori i Policisë: Dronë të dyshuar nga Serbia kanë fluturuar në veri të Kosovës, bashkë me KFOR-in po monitorojmë situatën

Të ngjajshme

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha është deklaruar se së fundi janë regjistruar raste të fluturimeve të dronëve në pjesën veriore të Kosovës, e të cilat dyshohet se vijnë nga Serbia.

Hoxha deklaroi se Policia e Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me KFOR-in deh po kryen monitorime të situatës.

“Kohën e fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë që po vijnë nga territori i Serbisë në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR, jemi duke bërë monitorimin dhe me pa se çfarë mund të bëhet”,tha Hoxha.

Kreu i Policisë së Kosovës gjithashtu bëri të ditur se institucionet ndërkombëtare janë njoftuar për këtë situatë dhe se përgjegjësia i takon KFOR-it.

“Ne e kemi njoftuar KFOR-in dhe partnerët tanë, KFOR është përgjegjësi e tyre, janë duke punuar për këtë drejtim”, tha Hoxha./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz