Policia e Kosovës ka njoftuar se një rrëmbim ka ndodhur disa ditë më parë në Veternik.
Në lidhje me këtë rast, dje janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj.
Nga njëri është sekuestruar një pistoletë, që dyshohet se është përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/
- Advertisement -