Adriano Galliani edhe përfundimisht është larguar nga skuadra e Monzas, pasi ka ndryshuar edhe pronësia.
Fondi BLV (Beckett Layne Ventures) sot ka marrë zyrtarisht kontrollin e Monzës me 80% të aksioneve, ndërsa Fininvest do të mbetet përkohësisht aksionar me 20% të aksioneve, të cilat do t’i shiten BLV deri në qershor 2026, shkruan IndeksOnline.
Galliani përmes një postimi në Instagra,. ka njoftuar largimin nga Monza edhe pse atij i është besuar pozita e Presidentit nga proanrët e rinjë.
“Këtë mëngjes i komunikova pronarit të ri, të cilin e falënderoj sinqerisht për mundësinë, dhe Fininvest vendimin tim për të mos pranuar pozicionin e Presidentit të AC Monza që më ishte ofruar. Ishte një zgjedhje e vështirë. Unë kam lindur dhe jam rritur në Monza, dhe Monza është ekipi i futbollit që kam mbështetur që kur isha 5 vjeç. E mora këtë vendim për t’u përkushtuar plotësisht aktiviteteve të mia të tjera, por edhe për t’i dhënë pronarit dhe menaxhmentit të ri liri të plotë për të shprehur vizionin e tyre dhe për të ndjekur planet e tyre për të ardhmen e klubit. Ndër këto, sigurisht, është qëllimi kryesor i rikthimit të Monzës në Serie A: një moment historik, i arritur për herë të parë nën drejtimin e Fininvest, duke përmbushur kështu dëshirat e Presidentit Silvio Berlusconi.”, shkroi Adriano Galliani në një postim në Instagram.
Ky njoftim ka hapr mundësitë e rikthimit të Adriano Gallianit në Milan, i cili gjatë verës ka pasur takime me Gerry Cardinale./IndeksOnline/