back to top
Thursday, September 25, 2025
BallinaSportMedon Berisha “gradohet” në Itali, futbollisti kosovar kapiten i ekipit të Serie...

Medon Berisha “gradohet” në Itali, futbollisti kosovar kapiten i ekipit të Serie A

Të ngjajshme

Momenti ishte krejt i veçantë.

Një kapiten shqiptar në Serie A, apo në skuadrat italiane në përgjithësi, e kemi parë tepër rrallë dhe ja ku erdhi rasti i Medon Berishës.

Në moshën vetëm 21-vjeçare, futbollisti nga Kosova, i lindur dhe i rritur në Zvicër, e mbajti shiritin për Leccen në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Milanit në “San Siro”.

Pak rëndësi pati këtë herë fakti që puljezët u eliminuan pasi u mundën me shifrat 3-0.

Futbollisti i kombëtares shqiptare arriti atë që nuk e kanë bërë një Erion Bogdani, një Igli Tare, një Lorik Cana, madje as Naim Kryeziu apo Riza Lushta.

Nuk kanë kaluar shumë kohë nga debutimi i tij në 25 shkurt të vitit të kaluar, kur Berisha u aktivizua disa minuta në humbjen e rëndë në stadiumin “Via del Mare” ndaj Interit.

E qartë që trajnerët kanë parë tek ai një kapiten të ardhshëm, lojtarin jo me vetëm me talent, por sidomos me personalitet dhe aftësi udhëheqëse.

Në Itali të sigurt kemi vetëm një kapiten përpara Medonit.

Ky është Berat Gjimshiti, që gjithashtu është kapiten i kombëtares shqiptare.

Mbrojtësi i qendrës e ka mbajtur disa herë shiritin për Atalantën në Serinë A, ndonëse po flasim për një futbollist mbi 30 vjeç dhe me karrierë shumë të gjatë, shkruan abcnews.

Gjimshiti arriti kulmin në fund të sezonit 2023-2024 të ngrinte lart si kapiten trofeun e Ligës së Europës, i vetmi shqiptar që ia ka dalë, dhe shpresohet që Medon Berisha t’i ngjajë udhëheqësit të tij të sotëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz