BallinaLajmeMarina franceze sekuestron 9.6 tonë kokainë

Marina franceze sekuestron 9.6 tonë kokainë

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Marina Franceze ka realizuar një nga kapjet më të mëdha të kokainës në historinë e saj, duke sekuestruar 9.6 tonë të lëndës narkotike me një vlerë tregu që tejkalon 500 milionë euro.

Operacioni u zhvillua pranë brigjeve të Afrikës Perëndimore, në kuadër të misionit të sigurisë detare “Corymbe”.

Sipas njoftimit zyrtar nga Rajoni Detar i Atlantikut, aksioni u krye nga dy anije të Marinës Franceze, pas një operacioni të përbashkët me shërbimet antidrogë, inteligjencën detare dhe bashkëpunimin e policisë britanike.

Objektivi ishte një anije peshkimi pa flamur shtetëror, e cila dyshohej për trafik të lëndëve narkotike.

Operacioni përfaqëson suksesin më të madh të Marinës Franceze për vitin 2025, i cili tashmë është cilësuar si një vit rekord në luftën kundër trafikut të drogës.

Deri në fund të gushtit, forcat detare franceze kishin arritur të sekuestronin afro 6 tonë kokainë vetëm në rajonin e Afrikës Perëndimore

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz