BallinaShqiptareVrasja e 51-vjeçarit në Durrës/ Policia arreston dhe bashkëpunëtorin e autorit, e...

Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës/ Policia arreston dhe bashkëpunëtorin e autorit, e ndihmoi të largohej

Të ngjajshme

Kantonet e Zvicrës Perëndimore bashkohen për të kundërshtuar nismën e emigracionit

Konferenca e Qeverive Perëndimore Zvicerane “kundërshton fuqimisht” iniciativën e...

Mbappe rrezikon të humbasë “El Clasico-n”

Real Madridi ka marrë një goditje të rëndë përpara...

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vrasja me thikë e 51-vjeçarit. Policia ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin e autorit që e ndihmoi për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Po nga veprimet, rezultoi se në banesën e 51-vjeçarit kishte hyrë shtetasi T. T., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 7, Durrës, me qëllim blerjen e lëndës narkotike.

“Gjatë komunikimit dhe qëndrimit, 24-vjeçari dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar me 51-vjeçarin dhe gjatë konfliktit, shtetasi T. T. e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u ndihmuar nga shtetasi Xh. D., 27 vjeç, i cili, me një mjet taksi, e ka dërguar fillimisht në banesën e tij”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të veprës penale”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz