back to top
Thursday, September 25, 2025
BallinaLajmeMemli Krasniqi: Transformimi i Ferizajt e mban vulën e Agim Aliut, më...

Memli Krasniqi: Transformimi i Ferizajt e mban vulën e Agim Aliut, më 12 tetor festojmë fitoren

Të ngjajshme

‘Kemajli’ reagon pas lajmeve për ndarje

U pretendua se Burak Özçivit i njohur me rolin...

Ekonomia në Zvicër po rritet më ngadalë sesa pritej

Prodhimi ekonomik pritet të rritet me 0.9 për qind...

Rusia mohon përfshirjen në incidendet me dronë në aeroportet e Danimarkës

Ambasada ruse ka mohuar çdo përfshirje në incidentet me...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar mbrëmë në një tubim madhështor në Ferizaj në mbështetje kryetarit të kësaj komune Agim Aliu për mandatin e radhës në krye të Ferizajt.

 

Krasniqi është shprehur se Aliu është njeriu që ka bërë transformimin më të madh të një komune në Kosovës.

 

“Ky ritëm i zhvillimit transformativ, ky sukses i jashtëzakonshëm, ky shkëlqim i Ferizajt  e mban vulën e Agim Aliut dhe ekipit të tij të jashtëzakonshëm. Ju ftoj që më 12 tetor, të gjithë bashkë të votoni numrin 191, të votoni Agim Aliun, PDK-në dhe vërtetë ta festojmë këtë fitore, si fitoren flamurtare të fitores së madhe të PDK-së në zgjedhjet komunale”, ka thënë Krasniqi.

 

Ndërkaq, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, tha se përkrahjen e vazhdueshme të qytetarëve nuk do të ishte i mundur realizimi i projekteve transformuese për këtë komunë.

 

“Falë besimit tuaj, falë mbështetjes tuaj, ne i kemi bërë këto punë dhe para jush me përgjegjësinë më të lartë po e prezantojmë këtë program për Ferizajn e gjeneratës tjetër, për pandalshmërinë e punës tonë, por mbi të gjitha për Ferizajn, qytetin tonë, krenarinë tonë”, ka shtuar Aliu.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz