back to top
Thursday, September 25, 2025
BallinaLajmePresidentja Osmani takon Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, në New...

Presidentja Osmani takon Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, në New York – Kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

Të ngjajshme

Në kuadër të vizitës së saj në New York, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Në fokus të takimit ishin zhvillimet e fundit në Kosovë dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Presidentja Osmani theksoi se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian mbetet një nga prioritetet kryesore të agjendës shtetërore.

Ajo ritheksoi kërkesën për heqjen e masave që BE-ja ka vendosur ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe të dëmshme për të gjithë qytetarët.

“Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim”, ka shkruar Osmani.

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon,” tha Osmani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz