Të mërkurën, Shtëpia e Bardhë zbuloi “Shëtitoren e Famës Presidenciale”, ku portretet bardh e zi të të gjithë presidentëve të mëparshëm të SHBA-së janë shfaqur në korniza ari. Megjithatë, në vendin e rezervuar për Joe Biden, nuk ka një foto të tij, por një imazh të një stilolapsi automatik që përdoret për të nënshkruar dokumente.
Pamjet i ka publikuar në X, Margo Martin, asistente speciale e Presidentit Donald Trump dhe këshilltare e tij e komunikimit.
Instead of former President Biden’s portrait, the White House display on the “Presidential Walk of Fame” now shows a photo of his autopen signature.
Pathetic
pic.twitter.com/SO4UwdHpaN— Republicans against Trump (@RpsAgainstTrump) September 24, 2025
Trump zbuloi planet e tij për të rinovuar galerinë disa javë më parë në një intervistë me The Daily Caller, duke theksuar se jo të gjithë presidentët do të trajtohen në mënyrë të barabartë. Kur u pyet drejtpërdrejt nëse portreti i Biden do të përfshihej, ai u përgjigj: “Do të vendosim një fotografi të një stilolapsi”.
Kujtojmë se në qershor, Trump urdhëroi një hetim për të përcaktuar nëse bashkëpunëtorët e ish-Presidentit Biden e mbuluan gjendjen e tij të dyshuar të dobët mendore dhe përdorën në mënyrë të paligjshme një stilograf për të nënshkruar dokumente zyrtare në emër të tij.