back to top
Thursday, September 25, 2025
BallinaLajmeRaportohet se Kurti është nisur për vizitë në SHBA

Raportohet se Kurti është nisur për vizitë në SHBA

Të ngjajshme

Tahiri për takimin e Osmanit me Rubion: Sekretari nuk bëri njoftim zyrtar, po ndjehen pasojat e pezullimit

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka komentuar vizitën...

KRU “Prishtina” intervenon sot në këto lagje të kryeqytetit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” SH.A ka njoftuar se...

Zhduket një burrë në Prishtinë

Një burrë është raportuar i zhdukur në Prishtinë.  Rastin në...

Tender 300 mijë euro, për shërbime këshilluese për digjitalizimin e pronave

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka shpërblyer...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, raportohet se është nisur për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu bëri të ditur autori i emisionit Rubikon në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi i cili tha se “Kurti është në rrugë e sipër për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Kritik ishte analisti Ilir Deda, i cili tha se nuk duhet të shkojnë presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti në të njëjtën kohë në vizitë jashtë shteti.

“Ne kemi bërë kritika edhe në të kaluarën. Nuk shkon presidentja dhe kryeministri në të njëjtën, nuk shkohet ashtu jashtë vendit”, tha ai.

Nga Zyra e Kryeministrit nuk është konfirmuar e as nuk është njoftuar për një udhëtim të Kurtit për në SHBA.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz