BallinaLajmeRasti i sotëm në komunën e Prishtinës, nënkryetari Manaj: Është sulmuar asamblisti...

Rasti i sotëm në komunën e Prishtinës, nënkryetari Manaj: Është sulmuar asamblisti i LDK, organet e drejtësisë do ta vërtetojnë

Të ngjajshme

Adrola pranë Capital T, një moment i thjeshtë plot ‘dashni’

Modelja shqiptare Adrola Dushi ka ndarë një foto në...

Shenjat e kancerit të penisit që s’duhen neglizhuar

Kanceri i penisit është një sëmundje e rrallë, por...

Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind në Kosovë

Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike në Kosovë këtë...

Tetë persona të lënduar në një aksident në rrugën Tepelenë-Krahës

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të...

Sot gjatë ditës është raportuar se në komunën e Prishtinës është sulmuar Kryetari i Lidhjes për Prishtinë, Fehmi Kupina.

Për këto raportime ka reaguar Shkëmb Manaj, nënkryetar i kryeqytetit.

Manaj ka thënë se ka qenë asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kryeqytetit, Sami Salihu, ai që është sulmuar fizikisht.

‘‘Për korrektësi dhe për njoftimin e mediave dhe të qytetarëve, sot para objektit të Komunës së Prishtinës është sulmuar fizikisht asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kryeqytetit, z. Sami Salihu! Kjo është e vërteta!’’, ka shkruar ai.

Manaj ka thënë edhe se kjo do të vërtetohet edhe nga organet e sigurisë dhe të drejtësisë

‘‘E njëjta do të vërtetohet edhe nga organet e sigurisë dhe të drejtësisë duke marr paraysh provat nga vendi i ngjarjes dhe video inqizimet!’’, ka përfunduar në postimin e tij nënkryetari i komunës së Prishtinës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz