back to top
Wednesday, September 24, 2025
BallinaSportGavi do të mungojë 4-5 muaj, a po mendon Barça për transferime?

Gavi do të mungojë 4-5 muaj, a po mendon Barça për transferime?

Të ngjajshme

Qalaj: S’guxojmë të lejojmë të na përsëritet Banjska, duhet të jemi të përgatitur

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një...

Elshani: Për sulmin terrorist në Banjskë u përdorën minahedhës dhe dronë për vëzhgim

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshan,...

Zelensky: Ukraina nuk ka raketa të mëdha që diktatorët pëlqejnë t’i shfaqin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina nuk...

Një këputje e meniskut të gjurit të djathtë e ka detyruar Gavin që ta ngre flamurin e bardhë.

Mesfushori spanjoll i Barcelonës në fakt duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike dhe të presë me qetësi së paku 4-5 muaj para se të mund të shfaqet përsëri në fushën e lojës.

Një humbje e rëndësishme kjo për klubin katalunas, nga trajneri Flick dhe nga stafi mjekësor, duke e pasur parasysh ashpërsinë e dëmtimit, përcjell “Gazeta Express”.

Kjo nënkupton se mesfushori kreativ do të mbetet jashtë fushës së blertë të paktën deri në shkurt të vitit të ardhshëm.

Kjo natyrisht nuk i duhej aspak trajnerit të “Blaugrana” dhe potenciali i ekipit në mesfushë do të bie.

Tash shtrohet pyetja nëse klubi do të intervenojë në afatin kalimtar të verës për ta gjetur një zëvendësues të tij, duke e pasur parasysh se më pas përfaqësuesit spanjoll i nevojitet një kohë për ta rikthyer formën.

Por, sipas mediumit spanjoll “Marca”, katalunasit nuk e kanë ndërmend të intervenojnë në afat kalimtar duke e vazhduar sezonin deri në fund me kontingjentin që e kanë aktualisht në dispozicion. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz