back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaShqiptareRCC dhe PNUD për një Ballkan më të gjelbër

RCC dhe PNUD për një Ballkan më të gjelbër

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze me rreze të gjatë, analisti serb thotë se s’ka kapacitete për ta sulmuar dikë

Serbia bleu raketa balistike supersonike nga Kina, konfirmoi presidenti...

Babai i Gjestit shihet jashtë Gjykatës ku po mbahet seanca ndaj artistit kosovar

Këngëtari nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me emrin...

Nuk iu bind urdhrave të policisë në Dheu i Bardhë, arrestohet një person

Një person është arrestuar të enjten në pikëkalimin kufitar...

Obi Mikel sulmon Arsenalin

John Obi Mikel, ish-mesfushori i Chelsea dhe Nigerisë, ka...

Nju Jork – Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (PNUD) firmosën dje një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi, që synon forcimin e reformave dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Evropën Juglindore.

Dokumenti u nënshkrua nga Amer Kapetanoviç, Sekretar i Përgjithshëm i RCC-së, dhe Ivana Zhivkoviç, ndihmëssekretare e përgjithshme e OKB-së dhe drejtoreshë e Zyrës Rajonale të PNUD për Evropën dhe CIS.

Ky partneritet i ri do të mbështesë zbatimin e kornizave rajonale si Strategjia dhe Programi i Punës i RCC-së 2026-2028, Strategjia SEE2030, Plani i Veprimit për Tregun Rajonal të Përbashkët, si dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Synimi është rritja e ndikimit, shmangia e mbivendosjeve dhe krijimi i një rajoni më të integruar.

“Kjo marrëveshje na ndihmon të ecim më shpejt për atë që ka rëndësi për njerëzit – shërbime më të mira, rritje më të gjelbër, institucione më të forta dhe një rajon më të qëndrueshëm – duke përafruar platformat rajonale të RCC-së me ekspertizën dhe shtrirjen e PNUD-it,” u shpreh Kapetanoviç.

Sipas marrëveshjes, RCC dhe PNUD do të zhvillojnë koordinime të rregullta, shqyrtime vjetore të progresit dhe mekanizma të përbashkët pune për zbatimin. Nënshkrimi u zhvillua në kuadër të vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të RCC-së në SHBA gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dhe vjen menjëherë pas takimit ministror të Nismës Adriatiko-Joniane, duke i paraprirë mbledhjes së ministrave të Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz