back to top
Wednesday, September 24, 2025
BallinaLajmeBankomatët dhe tërheqjet e parave po zvogëlohen në Zvicër, pse po ndodh...

Bankomatët dhe tërheqjet e parave po zvogëlohen në Zvicër, pse po ndodh kjo?

Të ngjajshme

Dështon mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës ku pritej të votohej buxheti

Në mungesë kuorumi ka dështuar mbledhja e jashtëzakonshme e...

FSK-ja stërvitje në Shqipëri për gjuajtje taktike me mortajë

Pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë...

CNN verifikon dhe i quan të rreme deklaratat e Trump në OKB: Kosova dhe Serbia s’ishin në luftë

Fjalimi i presidentit Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme...

Me botën që po digjitalizohet gjithnjë e më shumë, bankomatet dhe makinat e tërheqjes së parasë po bëhen gjithnjë e më të rralla. Disa banka po e reduktojnë ose po e heqin fare këtë shërbim, ndërsa të tjera vazhdojnë ta ofrojnë, me kosto operative që shkojnë nga 2 deri në 10 franga për çdo tërheqje.

Me rritjen e përdorimit të kartave bankare, aplikacionit Twint dhe pagesave pa kontakt, disa banka kanë hequr mundësinë e tërheqjes ose depozitimit të parave në sportel. Kjo është e vërtetë për shumicën e degëve të Raiffeisen dhe gjysmën e degëve të UBS, transmeton albinfo.ch.

Disa banka kantonale vazhdojnë me sportelet

Megjithëse kërkesa për shërbime me para në dorë ka rënë, disa banka kantonale kanë vendosur t’i mbajnë sportelet hapur. Por kjo është e kushtueshme, shpjegon për rts Gregory Baumann, përgjegjës për kontrollin e menaxhimit në Bankën Kantonale.

“Kostoja kryesore e një sporteli sot është paga e punonjësve”, thekson ai. Përveç kësaj, përfshihen edhe shpenzimet për menaxhimin e parasë dhe për sistemet IT. Në total, kjo përfaqëson 5 deri në 10 franga për çdo depozitë ose tërheqje.

Bankomatet, gjithnjë e më pak fitimprurëse

Një tërheqje ose depozitë në bankomat kushton mesatarisht 2 franga në shpenzime operative. Ky është një nga arsyet pse numri i bankomateve është ulur në zonat më pak të frekuentuara – nga 7,300 në vitin 2019 në 6,200 në vitin 2024, sipas të dhënave të Bankës Kombëtare të Zvicrës (SNB).

Ndërkohë që zviceranët po përdorin më pak para në dorë, mirëmbajtja e një bankomati është gjithnjë e më e shtrenjtë. “Llogaritet se kostoja vjetore për një bankomat është rreth 30,000 franga”, thotë Virgile Perret nga Observatoire de la Finance. “Kjo rëndon sidomos mbi bankat komerciale, të cilat mbulojnë pjesën më të madhe të këtyre shpenzimeve, pasi shërbimi po bëhet gjithnjë e më pak fitimprurës.”

Megjithatë, edhe pse përdorimi i parasë po bie, 95% e zviceranëve mbeten të lidhur me paratë në dorë, sipas një sondazhi të SNB-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz