back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeDugolli minimizon pezullimin e dialogut strategjik: Nuk ka krizë me SHBA-në, raportet...

Dugolli minimizon pezullimin e dialogut strategjik: Nuk ka krizë me SHBA-në, raportet janë më të mira se kurrë më parë

Të ngjajshme

SHBA-ja mbërthehet nga supergripi, po përhapet ‘frikshëm’ në Nju Jork

Ekspertët amerikanë thonë se një virus, i cili shkakton...

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...
- Advertisement -

Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka minimizuar pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme dhe se raportet me SHBA-në mbeten të shkëlqyera.

- Advertisement -

Madje, sipas Dugollit, marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën Qeverinë Kurti, janë më të mira se kurrë më parë.

“Ai proces ka filluar në janar të këtij viti dhe ne e kemi mirëpritur dhe e mirëpresim, mirëpo duhet thënë diçka nuk ka ngjarë asgjë e jashtëzakonshme, pra me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ne nuk i kemi prishur raportet. Raportet i kemi shumë të mira edhe do të vazhdojmë t’i kemi shumë të mira sepse e kemi aleatin kryesor dhe mbështetësin kryesor për pavarësinë e Kosovës. Mirëpo, nganjëherë rrugët apo mënyrat si ne i shohim disa gjëra kemi ca dallime të vogla që ato nuk nënkuptojnë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kundër Kosovës apo Qeverisë së Kosovës. Madje mund të them se raportet janë si asnjëherë më të mira”, ka deklaruar ai.

Dugolli tutje ka shtuar se ndonëse ka pasur disa dallime të vogla në qasjen strategjike ndaj disa çështjeve, ato nuk përbëjnë shenjë përçarjeje apo tensioni mes dy vendeve.

“Për shumë veprime tona kemi pasur qortime, jo se SHBA-të dhe aleatët tonë kanë qenë kundër sepse ne kemi pasur dhe kemi të drejtë, por nganjëherë në strategjinë e veprimeve kemi pasur ca dallime për të cilat ne kemi marrë vërejtje, mirëpo në fund prapëseprapë nuk ka pasur eskalim apo dëmtim të raporteve”, është shprehur Dugolli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz