Një ish-lojtar i Manchester United është urdhëruar të vuajë dënimin me burg.
Bëhet fjalë për mesfushorin brazilian, Anderson i cili përballet me një dënim të tillë shkaku i mospagesës së ndihmës financiare për fëmijët.
37-vjeçari është paralajmëruar se mund të mbahet pas hekurave për 30 ditë nëse nuk dorëzon 1 milion reais braziliane që thuhet se i detyrohet.
Vendimi u mor më 3 shtator nga një gjyqtar i gjykatës familjare në qytetin jugor brazilian të lindjes së futbollistit të pensionuar, Porto Alegre, por u bë i ditur vetëm gjatë natës.
Ata raportojnë se atij do t’i lejohet të dalë për të studiuar ose për të bërë punë në komunitet gjatë ditës, por do të duhet të kthehet në qelinë e tij natën, sipas një “regjimi gjysmë të hapur” më të butë vetëm nëse burgu është i mbipopulluar.
Vendimi i gjykatës kuptohet të bazohet në pagesat e pensionit ushqimor që Anderson i detyrohej që nga 28 korriku i këtij viti.
Anderson, njihet për periudhën e tij te Manchester Unitedi, ku i cili ka fituar 4 Premierliga, Ligën e Kampionëve në vitin 2008, 2 Carabao Cup dhe 2 Community Shield./IndeksOnline/