BallinaLajmeRama: Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje, Beogradi do ta mbyllë...

Rama: Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje, Beogradi do ta mbyllë më shumë veten nëse nuk zgjidh gjë

Të ngjajshme

Shega ndihmon kundër plakjes

Shega ka mjaft veti antioksiduese dhe anti-tumorale. Gjithashtu është...

​Mbërrin ChatGpt i ri, është më autonom për punë dhe detyra komplekse

OpenAI ka lançuar Gpt-5.5, një përditësim i modelit të...

Tërmet në kantonin e St. Gallen në Zvicër

Tërmeti, me magnitudë 3.8, ndodhi në orën 4:24 dhe...

Nga Vjena ku po merr pjesë në konferencën “Shqipëria, Horizonti i ri”, kryeministri Edi Rama është ndalur të flasë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, duke thënë se jemi në rrugën e duhur sa i përket procesit të integrimit.

Rama bëri edhe një krahasim me fqinjët tanë në Ballkan, duke u shprehur se kemi parakaluar Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë në këtë drejtim, duke shënuar një ecuri pozitive në vitet e fundit.

“Më parë ishte Maqedonia, tani nuk është kurrkund në hartë. Është dhe Serbia, që nuk është gjëkundi. Ndërkohë, Shqipëria konsiderohej si ‘kush e di’. Jemi më përpara. Është shumë politike, hipokrite, marrëzi. Shpresoj që Serbia të drejtohet në mënyrën e duhur, por edhe Bosnjë Hercegovina. Ne duhet të zgjidhim gjërat tona. Ndërkohë, Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje, pasi Beogradi do ta mbyllë më shumë veten nëse nuk zgjidh gjë”, tha Rama.

Në vijim Rama ka bërë thirrje që puna nga Tirana të vazhdojë me të njëjtin ritëm, pasi shansi është historik, por siç theksoi ai me unionin kurrë nuk i dihet se çfarë ndodh.

“Duhet ta mendojmë si një punë dhe ne do të bëjmë punën tonë. Shanset janë të mëdha, për shkak të kontekstit. Por me BE nuk i dihet, mund të ndryshojë. Duhet të bëjmë maksimumin në këtë kohë, ku e gjithë risia është e rreshtuar si duhet për vendin tonë, kur nuk ka ndodhur asnjëherë. Të vrapojmë që mos ta lëmë këtë mundësi të na shpëtojë”, nënvizoi kryeministri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz