back to top
Tuesday, September 23, 2025
BallinaSportLeao: Mes Milanit e Interit, e zgjedh Milanin 100 herë

Leao: Mes Milanit e Interit, e zgjedh Milanin 100 herë

Të ngjajshme

Besnik Osmani: Mbështetja e prodhuesve është çelësi për zhvillim ekonomik e punësim

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të...

UIutash sërish në krye të KFOR-it

Gjeneralmajori i Ushtrisë Italiane, Enrico Barduani, do t’ia dorëzojë...

Ish-lojtari i Manchester Unitedit urdhërohet të shkojë në burg

Një ish-lojtar i Manchester United është urdhëruar të vuajë...

Rafael Leao nuk është aspak pishman që e zgjodhi Milanin për ta kaluar një pjesë të mirë të karrierës së tij.

Ylli portugez ka zbuluar se në kohën kur luante në Lille kishte marrë ofertë ngë Interi, por që e kishte refuzuar atë.

E në momentin që i trokiti mundësia për t’iu bashkuar Kuqezinjve, sulmuesi i krahut nuk mendoi dy herë.

“Kur më ka thirr Maldini, isha në hotel, sepse ishim në përgatitje para-sezonale në Portugali. Kam shkuar në Milano me familjen time, kam qëndruar për një muaj në hotel. E kuptova se sa i madh ishte ky klub kur e luajta ndeshjen e parë në shtëpi. Ishte e pabesueshme, stadiumi i mbushur, kam menduar: është vërtet çmenduri. Edhe kur e fituam ‘Scudetton’. Është diçka që një lojtar duhet ta provojë për ta kuptuar se sa e rëndësishme është të luash për Milanin”, deklaroi Leao, i ftuar në një episod të podcastit “Say Less”, përcjell “Gazeta Express”.

Ai i tregoi edhe arsyet se përse e zgjodhi Milanin.

“Kur isha fëmijë, Ronaldinho, Ronaldo, Kakà, Seedorf, ishin lojtarët që i shikoja ose që dëgjoja të flitej për ta, ishin vetë historia. Më pas, ju e dini, 7 Liga të Kampionëve, vetëm Real Madridi ka më shumë. Mes Milanit dhe Interit e zagjedh 100 herë Milanin”, shtoi përfaqësuesi portugez.

26-vjeçari tutje i zbuloi edhe prapaskenat e bisedimeve me Interin dhe mundësisë së lëshuar për t’iu bashkuar Zikaltërve, si dhe për ofertën që i erdhi ndërkohë nga “Rossoneri”, të cilën e pranoi pa hezitim.

“Isha duke shkuar në Inter, çmenduri. Drejtori sportiv (i Lillet) më tha: Rafa, po të shesim në Inter, unë i thash: jo, kam bërë mjaft mirë në këtë sezon (tek Lille) dhe dua të rri edhe një vit këtu për t’u përmirësuar ende dhe për ta rritur vetëbesimin për sfidën e radhës. Ai më tha: jo, jo, duhet të të shesim, është një mundësi e shkëlqyeshme për ty, për ne, janë në pyetje shumë para. Por, unë i thash ‘jo’ Interit. Kaloi një javë, dy, tri dhe drejtori sportiv u rikthye dhe më tha: Milani është i interesuar për ty. Unë i thash: po, Milani po, nëse vjen me një ofertë të kënaqshme. Pas dy ditësh u kthye dhe më tha: e kanë bërë ofertën, dikush dëshiron të të flasë, ma kaloi në telefon Paolo Maldinin, nuk ishte një thirrje normale, por video-thirrje. Maldini më tha: duhet të vish, jemi të gatshëm të të transferojmë. ‘Pranoj’, i thash unë, nuk mund të thosha ‘jo’”, nënvizoi tutje Leao.

Si ka qenë derbi i parë i qytetit për Leaon?

“Emocionues. Të gjitha rrugët ishin të bllokuara, shihje gjithçka kuq, kaltër, tifozët i mëshonin me duar autobusit, ishte gjithmonë çmenduri, është si të jemi bashkë, ne dhe ata (tifozët). Edhe pse gjatë sezonit bëjmë paraqitje të këqija, edhe para derbit, por kur fillon java e derbit, duhet të jesh i super-koncentruar, sepse jemi ne dhe ata (tifozët), sepse për pjesën tjetër të sezonit flasim për atë ndeshje”, përfundoi Leao. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz