Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal edhe pse i lënduar, do t’i bashkohet delegacionit katalanas që do të marrë pjesë në ceremoninë e “Ballon d’Or”, e cila mbahet nesër në Paris.
Prania e Yamal në këtë event prestigjioz shihet si një konfirmim i rëndësisë dhe ndikimit që ai ka pasur në skuadrën blaugrana gjatë këtij sezoni. Futbollisti i ri konsiderohet një nga shpresat më të mëdha të së ardhmes së futbollit evropian, shkruan IndeksOnline.
Ceremonia e “Topit të Artë” pritet të mbledhë yjet më të mëdhenj të botës së futbollit, ku do të shpallet fituesi i çmimit më prestigjioz individual në sport.