BallinaLajme57 vjeçari nga Kosova vdes pasi bie me kamion në lumin Moraça...

57 vjeçari nga Kosova vdes pasi bie me kamion në lumin Moraça në Mal të Zi, trupi iu nxorr sot

Të ngjajshme

Rama: Integrimi i Shqipërisë në BE i pandalshëm, së shpejti do të vijë lajmi i ri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se procesi...

Në gjendje të dehur dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas, i dyshuari përfundon në mbajtje

Një burrë është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se...

Zyrtare: Chelsea emëron Xabi Alonson

Xabi Alonso nuk ka mbetur gjatë papunë. Spanjolli, ka vendosur...

Conor McGregor rikthehet në UFC pas pesë vitesh, do të përballet me Max Holloway

Superylli i MMA-së, Conor McGregor, do të rikthehet në...

Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot

Sot përmbyllet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës...

Një shtetas i Kosovës, me inicialet A.M i moshës 57 vjeçare ka vdekur në një aksident trafiku në qytetin Bezdan, në rrugën Podgoricë – Kolashin, raporton mediumi “Vijesti”, trasnmeton Express.

A.M kishte qenë duke drejtuar një kamion rimorkimi me targa të Kosovës duke përfunduar tragjikisht në lumin Moraça mbrëmë.

Trupi i tij siç raporton “Vijesti” është nxjerrur sot. “Sipas urdhrit të prokurorit, trupi është dërguar në Departamentin e Patologjisë të Qendrës Klinike për autopsi. Shkaku i aksidentit do të përcaktohet gjatë hetimit”, ka thënë për “Vijesti” Maja Scepanovic, drejtuese e Zyrës së Prokurorit Themelor të Shtetit në Kolashin.

Mbrëmë rreth orës 22:00, në policinë e Malit të Zi ishte raportuar se kishte ndodhur një aksident midis tuneleve 11 dhe 12 në Platia. Ekipet e shërbimeve kompetente shkuan në terren, por më pas nuk arritën ta nxirrnin kamionin e rimorkimit për shkak të kushteve të natës./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz