back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeElshani: Qytetarët pa dokumente të Kosovës së shpejti do të duhet të...

Elshani: Qytetarët pa dokumente të Kosovës së shpejti do të duhet të paraqiten në polici me të hyrë në Kosovë

Të ngjajshme

Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të partisë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë...

Elijona rikthehet në BBVK pas trajtimit mjekësor

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj,...

Luis Enrique për Cristiano Ronaldon: Nuk ka datë skadimi

Trajneri i njohur spanjoll, Luis Enrique, ka habitur ndjekësit...

Osmani: Rënia e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit frymëzoi një popull të tërë për liri

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe në 29-vjetorin e...

Shpallen rezultatet përfundimtare, ky është rezultati i partive

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka...

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha se Ligji për të Huajt ka qenë gjithmonë në fuqi në Kosovë, por se zbatimi i tij do të fillojë së shpejti për pjesën që ka të bëjë me detyrimin për t’u paraqitur në stacionet e policisë brenda tre ditëve nga hyrja në Kosovë, për të bërë të ditur se ku po qëndrojnë.

Të huajt në këtë rast përfshijnë serbët pa dokumente të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Kosovë.

“Policia do t’i informojë qytetarët se kur raportimi do të jetë i detyrueshëm”, tha Elshani të enjten për Kosovo-Online.

Për t’i informuar ata, shton ai, ka filluar të shpërndahet një broshurë, përkatësisht “Udhëzuesi për Hyrjen, Lëvizjen, Qëndrimin dhe Punësimin e të Huajve në Republikën e Kosovës”.

Nëse policia identifikon persona që nuk e kanë përmbushur këtë detyrim, pohon Elshani më tej, të dhënat e tyre do t’i dërgohen policisë kufitare, e cila është përgjegjëse për lëshimin e gjobave.

Në rastin kur dikush vjen nga Serbia në Kosovë me autobus për të vizituar kishat ose ndonjë vend tjetër, shton ai, policia merr informacion përmes komandës në Prishtinë dhe më pas nuk është problem të qëndrojë në Kosovë për një javë, dhe kur dikush vjen individualisht në një hotel, atëherë, sipas tij, është detyrim i pronarit të hotelit të informojë policinë brenda dy ditësh.

“Por njerëzit që jetojnë dhe punojnë këtu duhet të raportojnë në polici ku do të marrin një formular. Kjo nuk është ndonjë problem i madh për t’u bërë”, tha zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin verior.

Ai shpjegon se lejet afatshkurtra, të përkohshme, si dhe të përhershme lëshohen për qëndrim në Kosovë./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz