BallinaLajmeZgjedhjet lokale | Eman Rrahmani: Nuk deshëm të bëhemi pjesë e pazareve...

Zgjedhjet lokale | Eman Rrahmani: Nuk deshëm të bëhemi pjesë e pazareve politike

Të ngjajshme

Barazon City, feston Arsenali

West Ham United u rikthye nga disavantazhi për të...

Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon

Pas debateve të ashpra mes Mateos dhe Artanit, Brikena...

“Po të mos ishe i martuar…”/ Nis romancë mes Juelës dhe Rogertit?

Pas disa deklaratave të dëgjuara në Prime, banorët kanë...

Tri gola për tri pikë, Reali merr fitore të madhe ndaj Elches

Real Madridi ka marrë një fitore të madhe, në...

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, njëherësh përfaqësues i subjektit të ri në vend, Lista për Familjen, ka komentuar zhvillimet rreth zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Në një prononcim për IndeksOnline, Rrahmani theksoi se partia që ai përfaqëson nuk do të marrë pjesë në marrëveshje apo aleanca të përkohshme me parti të tjera, duke nënvizuar ruajtjen e pavarësisë politike dhe të qëllimeve të tyre programore.

“Duke marrë parasysh që ne veç sa kemi filluar rrugëtimin tonë politik si subjekt i ri dhe për shkak të mungesës së strukturave, nuk kemi dashur të bëhemi pjesë e planeve e pazareve të partive të tjera politike. Ne e kemi identitetin dhe kauzën tonë, të cilën do ta mbajmë me përkushtim”, deklaroi Rrahmani.

Lista për Familjen është një nga partitë më të reja në skenën politike kosovare dhe, sipas Rrahmanit, synon të ndërtojë një platformë të qëndrueshme larg kompromisit politik që, sipas tij, shpesh sakrifikon parimet për interesa afatshkurtra.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz