back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeIzraeli kryen sulme ndaj Hezbollahut në Libanin jugor

Izraeli kryen sulme ndaj Hezbollahut në Libanin jugor

Të ngjajshme

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Izraeli njoftoi të enjten se ka kryer sulme të reja ajrore kundër caqeve ushtarake të Hezbollahut në Libanin jugor, për ta parandaluar rigrupimin e grupit militant në ketë pjesë të vendit.

Shtetet e Bashkuara e ndërmjetësuan një armëpushim në nëntor mes Libanit dhe Izraelit pas më shumë se një viti luftimesh të shkaktuar nga lufta në Gazë, por Izraeli ka vazhduar me sulme të kohëpaskohshme ndaj Hezbollahut, i cili mbështetet nga Irani përtej kufirit.

Hezbollahu është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka në listën e zezë krahun ushtarak të grupit libanez, por jo edhe partinë politike.

Ushtria izraelite konfirmoi në një komunikatë se po sulme të paspecifikuara, pasi më herët kishte thënë se do ta godiste infrastrukturën ushtarake të Hezbollahut “në përgjigje të përpjekjeve të paligjshme të grupit për ta rikthyer veprimtarinë në këtë zonë”.

Ajo i paralajmëroi banorët e tri fshatrave që të evakuoheshin.

Agjencia shtetërore libaneze e lajmeve NNA konfirmoi sulmet në këtë zonë. Nuk pati reagim të menjëhershëm nga Hezbollahu, apo informacione për dëme ose viktima.

Kryeministri i Libanit, Nawaf Salam, tha se paralajmërimi për evakuim bie ndesh me përpjekjet ndërkombëtare për paqe.

Qeveria e Libanit është e përkushtuar për t’i ndaluar armiqësitë dhe e angazhuar në takime për të siguruar zbatimin e një rezolute të OKB-së që i dha fund luftimeve mes Hezbollahut dhe Izraelit në vitin 2006, tha Salam në një postim në X.

Libani është nën trysni nga SHBA-ja, Arabia Saudite dhe rivalët e brendshëm të Hezbollahut për çarmatosjen e grupit.

Hezbollahu ka thënë se do të ishte hap shumë i gabuar madje të flitej për çarmatosje ndërkohë që Izraeli vazhdon sulmet ajrore mbi Libanin dhe pushton pjesë të mëdha të vendit në në jug./Radio Evropa e Lirë/

Të Fundit

Sport

ShowBiz