Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka vazhduar sot dëshmia e Paul Williams, dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.
Williams, ekspert amerikan dhe ish-këshilltar për çështjet ndërkombëtare gjatë luftës në Kosovë, ka folur për rrethana që lidhen me themelimin e FARK-ut dhe tensionet me UÇK-në.
Gjatë deklarimit të tij, ai theksoi se ideja për krijimin e FARK-ut ka qenë pjesë e përpjekjeve të LDK-së për të krijuar një krah të armatosur, dhe se kjo ishte një nga temat e bisedimeve në atë kohë.
“Bujar Bukoshi kurrë nuk më ka kërkuar këshillë lidhur me FARK-un, por në bisedat e mija me Bukoshin dhe bisedat e mia me diasporën shqiptare amberlikane, kjo ishte temë që ishte pjesë e bisedave që ekzistonte e kontribounte dhe ky ishte pjesë e tensionit të thellë, dhe ishte ndërmarrje e re e LDK-se për të krijuar një krah të armatosur”, tha Williams para trupit gjykues.
Në vijim, mbrojtja e Thaçit shtroi pyetjen nëse është zhvilluar ndonjë bisedë lidhur me përdorimin e FARK-ut nga qeveria në largim e Bukoshit si mjet për të marrë kontrollin e UÇK-së.
Në përgjigje, dëshmitari tha.
“Më sa më kujtohet është që FARK-u do të ishte akter tjetër shtesë i armatosur joshtetëror i cili do të luftonte në emër të popullit të Kosovës dhe duke qenë që do të ishte profesionist, pas do të ishte i përbërë nga oficer te ushtrisë jugosllave dhe kishte gjasa të bëhej aktori më efikas i armatosur joshtetëror për rrjedhojë do të menianonte UÇK-në”, tha Williams./Lajmi.net/