BallinaLajmePolicia në Zveçan gjen uniforma, karikatorë e radiolidhje, dyshohet se lidhen me...

Policia në Zveçan gjen uniforma, karikatorë e radiolidhje, dyshohet se lidhen me rastin Banjska

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Policia e Kosovës në Zveçan, kanë gjetur disa uniforma, helmeta, karikatorë e disa mjete të tjera që lidhen me rastin e Banjskës.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.

Ai ka thënë se kanë marrë një informacion se në një vend të caktuar në Zveçan mund të ketë armë pa leje ku edhe kanë ndërhyrë.

Siç ka treguar Elshani, aty janë gjetur uniforma, uniforma kamuflazhi, helmetë, pesë karikatorë të mbushur me fishekë, radiolidhje, uniforma të tjera gjykësore.

“Kemi hasë në radiolidhje që besojmë që është e Policisë më herët që ka qenë funksionale. Kemi hasë në radiolidhje që besojmë që është e Policisë më herët që ka qenë funksionale. Ne konsiderojmë që ato janë mbetje të rastit të Bajnskës apo të dyshimtëve të rastit të Banjskës.”, deklaroi Elshani para mediave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz