Në Gjykatën Speciale në Hagë, sot si dëshmitar i mbrojtjes po dëshmon juristi Paul Williams.
Ai po merret aktualisht në pyetje nga gjykatësi, ku ka deklaruar se asaj kohe në Rambuje, Hashim Thaçi nuk kishte arritur të siguronte mbështetjen e Adem Demaçit, marrëveshjen e paqes
“Thaçi nuk arriti të siguronte mbështetjen e Demaçit për marrëveshjen e paqes”, ka thënë dëshmitari.
I pyetur nga gjykatësi se a ishte Demaqi problem pasi këmëngulte vetëm për pavarësi të menjëhershme, Williams tha:
Williams: Demaqi ashtu siç ishte Rugova që fokusohej të pavarësia Demaçi përsëriste dy pika pavarësinë dhe luftën.
Tutje ai ka deklaruar se qëndrimi i Thaçit ishte kundër pavarësisë, kjo pasi ishte i domosdoshëm nënshkrimi i marrëveshjes së paqes.
Gjykatësi; Qëndrimi i Thaçit për pavarësi cili ka qenë kundër apo pro?
Williams: Kundër si kusht i domosdoshëm për nënshkrimin e marrëveshjes së paqes.
Po ashtu ai ka deklaruar se përmes marrëveshjes së paqes, Thaçi dhe të gjithë anëtarët e delegacionit dhe ekspertët e tyre kosovar-shqiptar kërkonin pavarësinë që ishte e domosdoshme.
“Pra, pavarësia ishte e domosdoshme. Kam kaluar shumë kohë duke u shpjeguar rrugën se si mund të arrinin pavarësinë në qoftë se fjala pavarësi nuk shkruhej në marrëveshjen e Rambujesë’, shtoi ai. /Lajmi.net/