back to top
Thursday, September 18, 2025
BallinaLajmeZelensky: Presim një fond prej 3.5 miliardësh për armë amerikane për ta...

Zelensky: Presim një fond prej 3.5 miliardësh për armë amerikane për ta vazhduar luftën kundër Rusisë

Të ngjajshme

Shtyhet seanca ndaj Simiq dhe Vukasinoviq, avokati i të akuzuarit pretendon që nuk pranoi shkresat

Është shtyrë Seanca fillestare ndaj nënkryetarit të Listës Serbe,...

Arrestohet edhe një i dyshuar për trafikim me njerëz në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një...

KRU “Prishtina” njofton për intervenime sot në disa rrugë të kryeqytetit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot...

Kina thotë se bota është në “udhëkryq mes paqes dhe luftës”

Kina ka paralajmëruar kundër ndërhyrjes në çështjet e saj...

Izmaku: Kam qenë më shumë deputete e Vushtrrisë, sesa e partisë

Kandidatja për deputete nga radhët e NISMA-s, Xhevahire Izmaku,...

Ukraina pret kah muaji i ardhshëm t’i ketë rreth 3.5 miliardë dollarë në një fond për të blerë armë nga Shtetet e Bashkuara, për ta vazhduar luftën e saj mbi trevjeçare kundër pushtuesit rus, tha të mërkurën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Marrëveshja financiare, e njohur si Lista e Kërkesave Primare të Ukrainës (PURL), mbledh kontribute nga vendet anëtare të NATO-s, përveç Shteteve të Bashkuara, për të blerë armë, municione dhe pajisje amerikane.

“Ne kemi marrë më shumë se 2 miliardë dollarë nga partnerët tanë posaçërisht për programin PURL”, tha Zelensky në një konferencë të përbashkët për shtyp në Kiev me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

“Do të marrim fonde shtesë në tetor. Mendoj se do t’i kemi diku rreth 3.5–3.6 miliardë dollarë”, theksoi ai.

Zelensky nuk dha hollësi për armët do të vijnë në dërgesat e para, por theksoi se ato do të përmbajnë raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore, Patriot, dhe municione për Sistemet e Raketave të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë (HIMARS).

Përfundimi i luftës në Ukrainë duket ende larg, pavarësisht përpjekjeve për paqe të udhëhequra nga SHBA për muaj të tërë.

Sistemet Patriot janë thelbësore për t’u mbrojtur nga sulmet raketore ruse, ndërsa sistemet HIMARS kanë forcuar ndjeshëm aftësinë e ushtrisë ukrainase për goditje të sakta.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se “ne mbetemi të hapur për negociata dhe preferojmë ta zgjidhim krizën ukrainase me mjete politike dhe diplomatike”.

Megjithatë, Moska i ka kundërshtuar propozimet kryesore, prandaj edhe bisedimet për paqe kanë ngecur.

Ndërkohë, sulmet më të fundit ajrore ruse gjatë natës shkaktuan ndërprerje në shërbimet hekurudhore dhe energjetike të Ukrainës, thanë zyrtarët të mërkurën. Përveç kësaj, një bombë ruse goditi një qytet në rajonin jugor të Hersonit, duke i plagosur tri gra dhe një vajzë 3-vjeçare, bëri të ditur kreu rajonal, Oleksandr Prokudin./REL

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz