BallinaLajmeRainer Rudolph, emërohet ambasador i ri i Gjermanisë në Kosovë

Rainer Rudolph, emërohet ambasador i ri i Gjermanisë në Kosovë

Të ngjajshme

Prishtina mposhtet nga Malisheva, Altin Aliu shënon në frymën e fundit

Prishtina ka pësuar një humbje minimale, por të rëndë...

I përkeqësohet gjendja Ratko Mladiqit, dyshohet për sulm në tru

I dënuari për krime lufte, Ratko Mladić, është shtruar...

Klinaku, për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit: Tentuan ta degradojnë, së shpejti do t’i shihet minarja

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Abdullah Klinaku, ka vlerësuar arritjen...

Hoffenheimi lëshon një mundësi të artë për Champions, ndalet në shtëpi nga Stuttgarti

Hoffenheimi humbi një mundësi të artë për t’u shkëputur...

Si e cenon politika punën e gazetarëve në Kosovë

5 pyetje është podkast i Radios Evropa e Lirë, ku një...

Rainer Rudolph është emëruar ambasador i ri i Gjermanisë në Kosovë, ka konfirmuar për Radio Kosovën Ambasada Gjermane në Prishtinë.

Rudolph është një diplomat karriere me përvojë të gjerë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikat evropiane,raporton RTK.

Aktualisht, Rudolph mban pozitën e Nënkryetarit të Konferencës së Sigurisë së Mynihut – detyrë që e ka marrë që nga viti 2023.

Para angazhimit të tij në Konferencën e Sigurisë, posti i fundit diplomatik që mbajti ishte ai i të Dërguarit dhe Zëvendës Shefit të Misionit në Ambasadën Gjermane në Vjenë, ku shërbeu deri në vitin 2023.

Në periudhën 2014–2019, Rudolph ishte shef i Divizionit në Kancelarinë Federale Gjermane, ku ishte përgjegjës për marrëdhëniet me vendet anëtare të BE-së, politikën e zgjerimit të Unionit dhe marrëdhëniet e jashtme të tij.

Më herët, ai ka shërbyer në poste të ndryshme në ambasadat gjermane në Varshavë (Poloni) dhe Uashington D.C. (SHBA), si dhe në Përfaqësinë e Përhershme të Gjermanisë pranë BE-së në Bruksel.

Rudolph njihet si një ekspert në politikën e jashtme të BE-së, përfshirë politikat e fqinjësisë dhe të zgjerimit. Ai është gjithashtu Anëtar i Asociuar (Associate Fellow) në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë (DGAP) – një nga institutet më me ndikim për politikën e jashtme në Gjermani – ku ka kontribuar me analiza dhe publikime.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz