back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeBashkëautor në aktakuzën e Millosheviqit dhe këshilltar juridik falas i delegacionit të...

Bashkëautor në aktakuzën e Millosheviqit dhe këshilltar juridik falas i delegacionit të Kosovës në Rambuje – Kush është Williams që po dëshmon sot në Hagë?

Të ngjajshme

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka filluar dëshminë pas James Rubinit, profesori i së drejtës në Universitetin Amerikan dhe njohësi i hershëm i çështjes së Kosovës, Paul Williams.

Ai ka filluar dëshminë e tij në Hagë duke folur më shumë për të dhe punën e tij aktuale por edhe atë që ka bërë gjatë vitit 1999.

Williams ka thënë se grupi i parë për të Drejtat Ndërkombëtare Humanitarë është formuar në vitin 1994 dhe se të drejtën humanitare ndërkombëtare e ka njohur mirë në vitin 1999, pasi kishte punuar dy herë në Departamentin e Shtetit në zyrën Juridike.

Williams ka thënë se aty ka punuar si jurist për çështjet evropiane si dhe ka punuar me çështjet e shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik dhe atë të Jugosllavisë.

“Pjesë të portofolit tim përfshinte edhe kontributi që kam dhënë për hartimin e Rezolutës së Sigurisë së OKB-së nga pikëpamja e Amerikës, përmes së cilës u krijua edhe Tribunali i Jugosllavisë. Kam punuar edhe me komisionet që kanë trajtuar çështjet e Jugosllavisë. Kam qenë përgjegjës për deklaratat për shtyp për ti rishikuar sepse ndonjëherë aty kishte aspekte që lidheshin me të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe me krimet e luftës. Pasi u largova nga DASH-i dhe krijova këtë grup për të drejtën ndërkombëtare publike, Richard Goldstones ishte këshilltar për ne pasi kishte përfunduar punën në Tribunalin e Jugosllavisë, dhe ndër klientët e parë probon ka qenë Prokuroria e ish Tribunalit të Jugosllavisë, kemi përgatitur memorandime juridike për Prokurorinë e këtij tribunali lidhur me aspekte që lidheshin me të drejtën ndërkombëtare humanitare”, ka thënë Williams.

Ai ka treguar se ka qenë njëri nga autoret e aktakuzës së Sllobodan Millosheviqit ndërsa ka njoftuar se ka qenë këshilltar juridik probono apo falas për delegacionin e Kosovës në Rambuje në shkurt dhe mars të 99-tës.

Pjesë nga dëshmia e tij për punën e tij në Rambuje: 

-Misetiç: Keni qenë këshilltar juridik probono, falas për delegacionin e Kosovës në Rambuje në shkurt dhe mars të 99-tës, dhe jeni përzgjedhur si këshilltar me propozim të kryeministrit Bujar Bukoshi. Kur e mësuat këtë?

-Williams: Zyrtarisht jam zgjedhur rreth 10 ditë para se të mblidhej, organizoheshin negociatat e Rambujesë. Më ishte thënë më parë nga Bukoshi, nëse do të organizoheshin negociata për paqe në Rambuje, ai do të kërkonte praninë time. Kjo për shkak të punës që kisha bërë në negociata e verës të ashtuquajturat Hill dhe të Hoolbruk në tetor.

-Misetiç: Kur jeni përfshirë për herë të parë në Kosovë?

-Williams: Që ta sqarojmë, gjatë verës dhe të vjeshtës të 98-tës, po punoja me Bujar Bukoshin dhe përmes tij me Rugovën dhe deri diku me Veton Surroin duke u koordinuar ngushtë me diasporën shqiptare në Amerikë, që kishin marrëdhënie të ngushtë me këta persona. Ata kërkuan ndihmën time probono, udhëzime probone lidhur me aspektet që do të negocioheshin. Fizikisht nuk kam shkuar në asnjë vend, kam qenë në Uashington hdhe Nju Jork vetëm për të marrë pjesë në negociata, ndryshe nga Rambuje ku shkova fizikisht.

-Misetiç: Kush iu zgjodhi si këshilltar të delegacionit?

-Williams: Më ftoi Bujar Bukoshi në emër të presidentit Rugova të shkoja në Rambuje, dhe të merrja pjesë në bisedime më 7 shkurt është marrë një vendim zyrtar me konsensus nga delegacioni zyrtar në Rambuje. Më ftuan të shkoja në Shatou, te kështjella ku mbaheshin bisedimet dhe të isha këshilltari i tyre juridik. Edita Tahiri dhe Bajram Kosumi e kanë nënshkruar këtë deklaratë zyrtare.

-Misetiç: Kush ishte Edita Tahiri?

-Williams: Edita Tahiri ka qenë ministre e jashtme e Presidentit Rugova. Presidenti Rugova kishte një qeveri paralele të shqiptarëve të Kosovës, ku kryeministër ishte Bujar Bukoshi dhe ministre e Punëve të Jashtme ishte Edita Tahiri.

-Misetiç: Keni thënë se keni pasur marrëdhënie të ngsuhte me Bujar Bukoshin, pse mendoni se ka qenë një marrëdhënie e ngushtë?

-Williams: Bujar Bukoshi, shpesh vinte në shtetet e bashkuara ku takonte anëtarë të Kongresit, bënte intervista në media dhe kur ishte në Uashington ai u takua edhe me mua dhe rrija gjatë gjithë kohës me të si avokati i tij. Ai kishte edhe këshilltarë të tjerë që i jepnin këshilla, por unë isha personi me të cilin ai kontaktonte për arsye juridike. Sigurisht fliste shumë mirë anglisht, jetonte në Gjermani, ishte shumë i drejtpërdrejtë, kështu që ishte e thjeshtë të krijohej një marrëdhënie e ngushtë me të. Nuk kishte pengesa tradicionale që mund të ndodhte shpesh me klientët që janë probono dhe vinë nga vende të ndryshme e kultura të ndryshme. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz