BallinaLajmeMehmetaj: Janë suspenduar katër policë të Njësisë Speciale pasi kanë bërë shaka...

Mehmetaj: Janë suspenduar katër policë të Njësisë Speciale pasi kanë bërë shaka me Dimal Bashën

Të ngjajshme

“Çfarë kulture gjuha sllave?” – Plas keq debati mes Mozës dhe Adit

Një debat i tensionuar ka shpërthyer mes Mozës dhe...

Besnik Tahiri: AAK nuk merr pjesë ne seancën për Presidentin

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka...

“Game Over” për Militaon, humbet Kupën e Botës

Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao është lënduar përsëri. Lëndimi...

Gazetari Lirim Mehmetaj ka raportuar sot se janë suspenduar katër policë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë.

Përmes një postimi në Facebook, Mehmetaj e ka quajtur këtë skandal pasi sipas tij suspendimi i tyre ka ardhur pasi në një grup mes kolegësh kanë bërë shaka me kryetarin e Kuvendit, Dimal Bashën.

“Katër policë, njësi speciale të Njësisë së Reagimit të Shpejt, qenkan suspenduar nga Policia e Kosovës vetëm se në një grup të mbyllur mes kolegësh kanë bërë shaka me Dimal Bashën. Sami Hoti, Sedat Ramadani, Alert Kuqi, Artan Krasniqi janë policët e suspenduar nga dezertori Xhelal Sveçla. Qysh more përjashtohen policët specialë? A e dini more sa kohë, para e mund kushton me ndërtu një polic special që ti pastaj me përjashtu për Dimal Bashën, i cili me dokument ka dal duke gënjyer botën se UÇK-ja është financu nga paratë e drogës e krimit. I kujt është ky shtet o vëlla. I Dimal Bashës a?”, ka shkruar Mehmetaj në Facebook.

Nga Policia e Kosovës nuk kanë njoftuar për një suspendim të tillë. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz