BallinaLajmeKamberi: Serbia po minon dialogun me Kosovën duke ndjekur mitin e Kosovës

Kamberi: Serbia po minon dialogun me Kosovën duke ndjekur mitin e Kosovës

Të ngjajshme

Ghalibaf: Iranianët preferojnë të vdesin sesa të dorëzohen

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammed Bagher Ghalibaf, ka...

Arrestohet një person për sulm dhe dhunë në familje në Shtime

Më datën 06.05.2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor...

Krasniqi: Kurti ka urrejtje çnjerëzore ndaj Thaçit

Ish-anëtari i Vetëvendosjes Florin Krasniqi, ka vendosur që t’i...

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se Serbia vazhdon të marrë pjesë në dialogun me Kosovën, por me obstruksione të qëllimshme dhe fushata kundër subjektivitetit të saj ndërkombëtar.

“Duke ndjekur idenë e mitit të Kosovës dhe ëndrrën për perandorinë mesjetare, Serbia merr pjesë formalisht në dialog, por me obstruksione të vazhdueshme duke minuar marrëveshjet e arritura”, ka shkruar Kamberi në rrjete sociale.

Ai theksoi se demokratizimi i Serbisë mbetet një proces kompleks i penguar nga trashëgimia e autoritarizmit të viteve ’90, dobësia e institucioneve, si dhe diskursi etnonacionalist.

Sipas tij, transformimi i vërtetë i Serbisë kërkon ballafaqim me të kaluarën, pajtim me fqinjët dhe heqje dorë nga politikat hegjemoniste.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz