back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaSportJude Bellingham i rikthehet Realit më herët seç pritej, i përfshirë në...

Jude Bellingham i rikthehet Realit më herët seç pritej, i përfshirë në listë për ndeshjen ndaj Marseille

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Ndërkohë që Xabi Alonso e kishte përshkruar veten si “optimist” për rikthimin e tij, Jude Bellingham është përfshirë në listën e skuadrës së Real Madrid për përballjen ndaj Marseille të martën në “Santiago Bernabeu”.

Mesfushori anglez iu nënshtrua një operacioni për dëmtim në shpatull gjatë FIFA Club World Cup këtë verë, por nuk pritet të nisë nga minuta e parë kundër Les Olympiens.

Ndërkohë, mesfushori francez Eduardo Camavinga është rikthyer te skuadra e Xabi Alonsos – pasi nuk kishte luajtur që nga prilli i kaluar për “Los Blancos”.

Roberto De Zerbi do të jetë pa përforcimet e reja Nayef Aguerd dhe Hamad Junior Traoré, të cilët kanë pësuar dëmtime para udhëtimit drejt kryeqytetit spanjoll.

Asnjëri prej tyre nuk stërviti këtë mëngjes në “La Commanderie” para se skuadra të udhëtojë drejt Madridit mbrëmjen e sotme.

Marseille rikthehet në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga sezoni 2022-2023 nën drejtimin e Igor Tudor./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz