BallinaLajmeKapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Të ngjajshme

Zyrtare: Villarreali largon trajnerin

Klubi spanjoll, Villarreal ka njoftuar zyrtarisht ndarjen me trajnerin...

KFOR: Karabinierët zhvillojnë patrulla në Prizren për të garantuar sigurinë

Policia Ushtarake e Karabinierëve, pjesë e Njësisë së Specializuar...

A ka dhënë dorëheqje nga LDK-ja? Flet Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka sqaruar...

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli të detajuar të një ngarkese komerciale kanë zbuluar dhe ndaluar 720 palë patika ose mbathje sportive, të cilat dyshohen si produkte që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.

“Pas verifikimit të kryer nga oficerët doganorë, është konstatuar se mallrat e ndaluara përfaqësojnë imitim të markave të mbrojtura ndërkombëtarisht, duke përbërë shkelje të legjislacionit në fuqi që rregullon të drejtën e pronësisë intelektuale”, thuhej në një njoftim të Doganave të Kosovës.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në mbrojtjen e tregut të brendshëm nga hyrja e produkteve të falsifikuara, të cilat dëmtojnë konsumatorin, bizneset e ndershme dhe ekonominë e vendit”, thuhej më tej.

Rasti është duke u trajtuar konform procedurave ligjore në fuqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz