BallinaLajmeMusliu për protestën në Hagë: Bravo të gjithë atyre që morën pjesë,...

Musliu për protestën në Hagë: Bravo të gjithë atyre që morën pjesë, treguam se nuk jemi të pafuqishëm përballë padrejtësive

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar në lidhje me protestën që është mbajtur sot në Hagë, për çka ka thënë se është një bravo e madhe për të gjithë ata që kanë marrë pjesë.

Ajo ka thënë se prania e tyre ka treguar se zëri i drejtësisë nuk hesht dhe se ndërgjegjja jonë kolektive nuk lejon që e vërteta të nëpërkëmbet, shkruan lajmi.net.

“Një bravo e madhe gjithashtu për të gjithë ata që, në çfarëdo forme, e kanë përkrahur këtë protestë, qoftë me pjesëmarrje fizike, me fjalë, me përhapjen e mesazhit, në rrjete sociale e media apo edhe me mbështetje morale nga larg. Çdo kontribut ka qenë i vlefshëm dhe domethënës. Bashkë treguam se nuk jemi të pafuqishëm përballë padrejtësive, dhe se drejtësia kërkon zë, përkushtim dhe qëndresë. Faleminderit nga zemra për përkushtimin, solidaritetin dhe guximin tuaj. RRNOFTË USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS!”, ka shkruar Musliu në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i saj i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz