back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeIzraeli kryen një sulm në Doha të Katarit, thonë se synim ishin...

Izraeli kryen një sulm në Doha të Katarit, thonë se synim ishin disa liderë të Hamasit

Të ngjajshme

Shteti i Izraelit para pak minutash ka kryer një sulm në Doha të Katarit që kishte për cak udhëheqës të lartë të Hamasit, shkruan BBC, transmeton Express.

Forcat Mbrojtëse Izraelit e kanë konfirmuar sulmin, duke thënë se synonin udhëheqjen e lartë të organizatës terroriste të Hamasit

“Për vite me radhë, këta anëtarë të udhëheqjes së Hamasit kanë udhëhequr operacionet e organizatës terroriste, janë përgjegjës drejtpërdrejt për masakrën brutale të 7 tetorit dhe kanë orkestruar dhe menaxhuar luftën kundër Shtetit të Izraelit”, thuhet në njoftim.

Sipas IDF, në sulm është përdorur municion i saktë dhe inteligjencë shtesë për të evituar civilët.

“IDF dhe ISA do të vazhdojnë të veprojnë me vendosmëri për të mposhtur organizatën terroriste Hamas përgjegjëse për masakrën e 7 tetorit.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz