back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeSulmet ndaj Kushtetueses, Nimani: Për keqardhje kur ndërkombëtarët detyrohen të reagojnë

Sulmet ndaj Kushtetueses, Nimani: Për keqardhje kur ndërkombëtarët detyrohen të reagojnë

Të ngjajshme

Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga Pejë – Kuqishtë

Reshjet e fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të guarve në...

Alcaraz e “shkërrmoqi” Djokovicin, fiton lehtësisht finalen e “Australia Open”

Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz, ka triumfuar në finalen e...

Zelensky: Bisedimet e reja trepalëshe do të mbahen më 4-5 shkurt në Abu Dhabi

Një raund i ri bisedimesh trepalëshe të ndërmjetësuara nga...

Artan Nimani nga Nisma Sociademokrate, ka diskutuar rreth sulmeve të udhëheqësve të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Gjykatës Kushtetuese, përkatësisht të ardhura nga kryetarit i LVV-së, Albin Kurti dhe nënkryetari, Glauk Konjufcës.

Nimani tha se është për të ardhur keq se si pasojë e këtyre sulmeve, ndërkombëtarët detyrohen të reagojnë.

“Më tepër duket se deklarimet e tyre janë nën panik, sepse kanë pretenduar që mund të arrijnë krijimin e institucioneve pa pasur nevojë fare për marrëveshje politike me njërën prej partive politike. Është për keqardhje kur detyrohet i gjithë spektri ndërkombëtar, qoftë i stacionuar në Kosovë, qoftë ai jashtë, që të reagojë, për shkak që po cenohet ndarja e pushteteve. Do të ishte mirë që i gjithë spektri politik në Kosovë, qoftë ish-pushtetit, qoftë ish-opozita, të jenë shumë të kujdesshëm me deklaratat, e sidomos kur cenohet integriteti i sistemit gjyqësor”, tha Nimani në Klankosova.

“Nuk është hera e parë që Lëvizja Vetëvendosje bën deklarata të tilla në raport me gjyqësorin, me të gjitha nivelet e gjyqësorit, por nuk është pritur nga askush që të ketë një rezistencë të tillë me Gjykatën Kushtetuese, sepse në Kosovë ishte një kulturë demokratike, ku aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese as që u diskutojshin, lëre më të vihen në dyshim apo të sulmohen gjyqtarët me emra të përveçëm”, u shpreh ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz