back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeZekaj: Kushtetuesja do të gjej shkelje në konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Zekaj: Kushtetuesja do të gjej shkelje në konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Të ngjajshme

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

ETC sjell Eventin “E PREMTJA E BARDHË” me Zbritje deri 50%

Një ndër eventet më të mëdha të Zbritjeve në...

Skandali zgjedhor prodhon “kampionin” e ri: Taulant Kelmendi –922

Dyshime fillestare për manipulim votash kanë çuar në zbulimin...

Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet

Qeveria e Kosovës ka mbledhur një grup zyrtarësh nga...

Avokati, Yll Zekaj konsideron se Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të vlerësojë se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar siç duhet, për shkak të moszgjidhjes së nënkryetarit të pestë, i cili duhet të përfaqësojë komunitetin serb.

Sipas Zekajt, Gjykata Kushtetuese do ta cilësojë si shkelje veprimin e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, si dhe mënyrën e zgjedhjes së nënkryetarëve.

“Unë besoj se Gjykata Kushtetuese në momentin kur vendos në mënyrë meritore do ta gjej si shkelje nga ana e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha edhe mënyrën e zgjedhjes së nënkryetarëve, por edhe konstatimin që kemi një Kuvend të konstituuar pa zgjedhjen e nënkryetarit të pestë përkatësisht nënkryetarit nga Lista Serbe”, ka thënë ai në Tëvë1.

Tutje, Zekaj ka thënë se që nga pakoja e Ahtisarit e deri te Kushtetuta e Kosovës është e krijuar në atë mënyrë që të përfaqësohet fryma e komuniteteve në Kuvendin e Kosovës.

“Eksponentët e Lëvizjes Vetëvendosje mund të bëjnë populizëm dhe politikë, por kjo nuk qëndron absolutisht. Që nga pakoja e Ahtisarit e deri te Kushtetuta e Kosovës është e krijuar në atë mënyrë që të përfaqësohet fryma e komuniteteve në Kuvendin e Kosovës”, ka theksuar Zekaj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz