back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeKamioni doli nga rruga dhe goditi katër vetura në anën e kundërt...

Kamioni doli nga rruga dhe goditi katër vetura në anën e kundërt – dy persona të lënduar rëndë – policia flet për aksidentin në Sllatinë

Të ngjajshme

Ekspertët e aviacionit: Kosova duhet të ketë staf profesional për dronë

Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë është pajisur me...

“Shumë dashni për fëmijët e lagjes Ulpiana”, Përparim Rama publikon video nga takimi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar disa fëmijë...

Komandanti i KFOR-it në Tiranë: Siguria në Kosovë dhe rajon mbetet prioritet

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO,...

Shkarkimi i Bayrou nga detyra, Macron emëron kryeministrin e ri të Francës

Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar Sébastien Lecornu si...

Policia ka thënë se dy persona janë lënduar në aksidentin e rëndë në Sllatinë.

Zëdhënësi Daut Hoxha tha për Express se shoferi i kamionit ka humbur drejtimin dhe ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka goditur katër automjete.

“Sot, rreth orës 14:35, në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku , ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti transportues (kamion) me targa vendore ka  humbur drejtimin e mjetit, ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka goditur katër automjete të tjera. Si pasojë e këtij aksidenti, deri në këto momente raportohet se dy persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe një tjetër ka marrë lëndime të lehta, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik e ne veqanti shoferët të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve, në mënyrë që të shmangen ngjarje të tilla të rënda që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz