back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeI dërguari i BE-së në Washington për bisedime rreth sanksioneve kundër Rusisë

I dërguari i BE-së në Washington për bisedime rreth sanksioneve kundër Rusisë

Të ngjajshme

Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka...

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

I dërguari i Bashkimit Evropian për sanksionet, David O’Sullivan, ndodhet në Uashington me një ekip ekspertësh për të biseduar me zyrtarë amerikanë lidhur me sanksione shtesë kundër Rusisë, tha të hënën Komisioni Evropian (KE).

Të dielën, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se është i gatshëm të kalojë në një fazë të dytë kufizimesh ndaj Rusisë.

Ai la të kuptohej se është afër ashpërsimit të sanksioneve kundër Moskës për shkak të luftës së saj në Ukrainë.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa, tha se blloku po bashkërendon sanksione të reja me SHBA-në, teksa zyrtarët e BE-së janë shpresëplotë për një bashkëpunim më të mirë pas disa zhgënjimeve në fillim të vitit, kur Trump vendosi të mbajnë bisedime vetë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për paqe në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara nuk iu bashkuan vendeve të tjera të Grupit të Shtatë (G7) – BE-së, Britanisë dhe Kanadasë – në uljen e çmimit tavan të naftës ruse para se të vendoseshin sanksionet, në 47.60 dollarë për fuçi.

Megjithatë, Trump ka vendosur tarifa të larta ndaj mallrave nga India, pjesërisht për shkak se India blen energji prej Rusisë.

BE-ja është duke e hartuar paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë, e cila, sipas diplomatëve evropianë, ka gjasa të përfshijë më shumë kompani kineze, banka dhe anije ruse që bëjnë pjesë në “flotën në hije” të Moskës, e cila shmang sanksionet, si dhe një ndalim transaksionesh për naftën ruse.

Kremlini tha të hënën se nuk ka sanksione që e detyrojnë Rusinë ta ndryshojë kursin e saj./REL

Të Fundit

Sport

ShowBiz