back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeAtentati në Shkodër, i plagosur Erogen Vaso me 3 plumba në trup,...

Atentati në Shkodër, i plagosur Erogen Vaso me 3 plumba në trup, dërgohet në Spitalin Ushtarak në Tiranë

Të ngjajshme

Polonia: Shtatë dronë dhe pjesë të një rakete janë gjetur deri tani

Shtatë dronë dhe “mbetje të një rakete” janë gjetur...

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Erogen Vaso, i mbetur i plagosur rëndë pas atentatit të ndodhur në Shkodër mëngjesin e të hënës, është dërguar drejt Spitalit Ushtarak në TIranë, për mjekim më të specializuar, raporton A2 CNN.

Vaso, i cili është vëllai i Denis Brajoviç, ka marrë 3 plumba në trup, të cilët i kanë prekur arterier kryesore, për këtë arsye ka nevojë për ndërhyrje më të specializuar.

Ndërkohë, viktima Armando Pali ka marrë dy plumba, ndërsa viktima tjetër Liridon Kraja një plumb. Kamerierja Meri Kaceri gjithashtu ka marrë dy plumba nga të shtënat drejt lokalit ku ajo punonte, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën edhe pse është në reanimacion.

Çfarë ndodhi në Shkodër?

Pa kaluar as tri ditë nga atentati pranë Kinema Republika, mëngjesin e të hënës një atentat i dyfishtë ka ndodhur pak metra larg bashkisë së qytetit në një lokal aty pranë, raporton A2 CNN. Një person ka hapur zjarr me armë automatike duke lënë të vdekur dy persona dhe duke plagosur dy të tjerë.

Viktima të kësaj ngjarje kanë mbetur Armando Pali, punonjës i IMT në Bashkinë e Shkodrës dhe Liridon Kraja, i cili ka ndërruar jetë në spital. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe shtetasi tjetër Erogen Vaso, që ishte në tavolinë me viktimat si dhe kamerierja e lokalit, Meri Kaceri, 25 vjeç, e cila është plagosur rastësisht.

Pak minuta pas kësaj ngjarje të rëndë policia në ndjekje e sipër ka ndaluar në periferi të Shkodrës autorin e dyshuar të kësaj vrasje të dyfishtë, Ragip Gila, i cili së bashku me mjetin e tij tentoi t’i shpëtonte ndjekjes së policisë.

Për momentin mbeten ende të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje që përveç viktimave ka rrezikuar jetën edhe të shumë personave të tjerë që ndodheshin në lokal. Gjithashtu ende nuk dihet se kush nga tre personat qe ishin bashke mund të ketë qenë shënjestra e vërtetë e këtij atentati. Por dihet që autori i dyshuar ka pasur precedent të mëparshëm penalë. Arrestimi i autorit të dyshuar të kësaj masakre, dhe dëshmia e njërit prej të plagosurve i cili gjithashtu është i njohur nga policia, pritet të zbardhë edhe motivet e kësaj ngjarje që është në kufijtë e një akti terrorist në ambiente publike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz